Flash News

KRYESORE

Kërkesa e Trump për kompanitë teknologjike: Dua që 5G të bëhet realitet sa më parë, madje dhe 6G

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërkuar nga operatorët celularë që të implementojnë jo vetëm 5G-në, por edhe 6G-në sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai injoron faktin se teknologjia 6G në të vërtetë ende nuk ekziston.

“Dua që 5G, e madje edhe 6G-ja të bëhet realitet sa më shpejtë SHBA. Është një teknologji më e fuqishme, më e shpejtë dhe më inteligjente sesa standardi që kemi. Kompanitë amerikane duhet të shtojnë përpjekjet ose të ngelen pas,” shkruan Trump në rrjetin social Tëitter.

Trump thotë se 5G dhe 6G janë e ardhmja. Më pas vijoi duke thënë se ai dëshiron që SHBA të fitojë me konkurrencë të ndershme dhe jo përmes bllokimit të teknologjive më të avancuara.

 

Të fundit