Flash News

KRYESORE

Kërkesa nga Brazili, kryeministri i Suedisë merret në pyetje për çështje korrupsioni

Kërkesa nga Brazili, kryeministri i Suedisë merret në pyetje

Kryeministri suedez, Stefan Löfven u mor në pyetje në Stokholm, me kërkesë të gjykatës braziliane, për dyshime për korrupsion që lidhen me shitjen ndaj Brazilit të avionëve ushtarakë “Jas Gripen” në kurriz të “Rafale”.

Ish-presidenti brazilian, Lula është nën hetim për këtë çështje për pastrim parash dhe trafik influence, prokurorët e akuzojnë për përvetësim të 2,25 milion reais (i barasvlefshëm me 1,04 milionë dollarë me kursin e sotëm).

Këto shuma i janë derdhur nëpërmjet një kompanie të djalit të tij Luis Claudio me qëllimin për të ndikuar tek Dilma Rousseff, e cila e pasoi në krye të shtetit në vitin 2011, për blerjen e “Gripen” prodhim nga kompania e avionëve “Saab”.

Në momentin e mbërritjes në gjykatë, ku do të merrej në pyetje në statusin e dëshmitarit të thjeshtë, Stefan Löfven përgënjeshtroi çdo informacion në dijeni të tij për rryshfete që lidhen me kontratën e armatimit të nënshkruar në vitin 2013, por pranoi se ka punuar për promovimin e avionit suedez kur ai nuk ishte ende kryeministër.

Përpara gjyqtarit, ai mohoi se kishte takuar Lula dhe Dilma Rousseff në Afrikën e Jugut në vazhdën e homazheve për nder të presidentit të ndjerë, Nelson Mandela në dhjetor të vitit 2013.

Të fundit