Flash News

KRYESORE

Kërkesa nga Maqedonia për autoritetet shqiptare: Dorëzoni pamjet filmike të arratisjes së Gruevskit

Kërkesa nga Maqedonia për autoritetet shqiptare: Dorëzoni pamjet

Prokurori Publik në Maqedoni, Lubomir Joveski ka kërkuar nga autoritetet shqiptare t’i dorëzojnë pamjet filmike të kalimit të ish-kryeministrit Nikola Gruevski në pikat kufitare të territorit shqiptar.

Unë pres që kjo pjesë e ndihmës juridike ndërkombëtare, përkatësisht dorëzimi i incizimeve do të bëhet sot ose nesër (24 dhe 25 janar), sepse dy personat tanë zyrtarë gjenden atje që t’i marrin këto materiale”, ka thënë ai për mediat vendase.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, dyshohet se hyri në këmbë nga pika kufitare e Bllacës në Dibër ditën që u dënua nga Gjykata e Shkupit me dy vite burg për korrupsion. Policia shqiptare, pranoi një ditë më vonë se Gruevski u largua nga pika kufitare e Hanit të Hotit me një automjet të ambasadës hungareze, porse nuk kishte informacione se si ishte futur në vendin tonë.

Deri më tani, për arratisjen e Gruevskit janë dëgjuar rreth 20 dëshmitarë, ndërsa pritet që në pyetje të merren dhe 4 të tjerë. Gruevski ka fituar azil politik ne Hungari, në një kohë që zyrtarët e Bashkimit Europian kanë kërkuar ekstradimin e tij në Maqedoni për të vuajtur dënimin.

Të fundit