Flash News

KRYESORE

Kërkesa për 1 vit e gjysmë burg për Salianjin/ Basha sulmon Ramën: Riktheu gjyqet politike kundër opozitës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas pretencës së Prokurorisë,  e cila kërkoi një vit e gjysmë burg ish-deputetin demokrat Ervin Salianji lidhur me çështjen ‘Babale’.

Duke sulmuar kryeministrin Rama, Basha e akuzon se përdori dy prokurorë të korruptuar për të dënuar ish-deputetin demokrat, që sipas tij denoncoi  me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge.

“30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, Edi Rama rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës. Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës. Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit.

Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike. Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur”, shkruan lideri demokrat.

Të fundit