Flash News

KRYESORE

Kërkesa për heqjen e mandatit të Rehovicës, flet Vasili: Nuk është përgjegjësi kolektive por individuale

Kërkesa për heqjen e mandatit të Rehovicës, flet Vasili: Nuk

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një komunikim me mediet ka komentuar në lidhje me kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit për deputetin e LSI-së Gledjon Rehovica.

Vasili u shpreh se është informuar në lidhje me këtë çështje nëpërmjet medies dhe se nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Shumë shpejtë ka deklaruar Vasili, Rehovica do të dalë  në një komunikim me gazetarët për të sqaruar shumë të paqarta në lidhje me kërkesën ndaj tij.

 “Kam dëgjuar nëpër medie sepse nuk kemi njoftim zyrtar dhe besoj se Rehovica do ta sqarojë situatën do të njiheni dhe me qëndrimin  dhe ligjshmërinë apo jo të procesit ndaj tij.

Rehovica do të sqarojë dhe disa momente të paqarta në një komunikim për medie, do të ketë mundësi të zbardhet shumë shpejt dhe pozicionimin në raport me ligjin në lidhje me këtë çështje.”

 I pyetur nëse LSI mbanë përgjegjësi për rastin e Rehovicës,  Vasili përgjigjet se kjo është një çështje individuale  për të cilën do të mbaj përgjegjësi vetë deputeti por që më parë duhet të provohet.

 “E sqarova dhe nuk kam ndërmend ti kthehem, çdo përgjegjësi është individuale dhe jo politike, ju do të keni mundësi të sqaroheni nga vetë Rehovica. Ky është një raport individual me deputetin dhe çështjen e ngritur ndaj tij. Mos të nxitojmë me nxjerrjen e konkluzioneve, por si fillim kjo çështje duhet të provohet”, deklaroi ai.

Deputeti Gledion Rehovica, gjatë kohës së fushatës është akuzuar nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha,  për blerje votash.

 

 

 

 

 

Të fundit