Flash News

KRYESORE

Kërkesa për Tiranën: Në maj mblidhet Organizata Islamike, duam delegacion të nivelit të lartë

Kërkesa për Tiranën: Në maj mblidhet Organizata Islamike,

Një delegacion i Bangladeshit, i kryesuar nga ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Shahriar Alam, ka vizituar Tiranën, pas pjesëmarrjes në ceremoninë për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ministri Alam është pritur në takim nga zv/ministri i Jashtëm shqiptar, Etjen Xhafaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimin e bashkëpunimit midis dy vendeve. Xhafaj ka falënderuar Bangladeshin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë, ministri Alam i ka kujtuar Xhafajt se, në muajin maj, në Bangladesh, do të organizohet takimi i ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunimin Islamik dhe ka kërkuar që Tirana të përfaqësohet në nivel të lartë në këtë takim.

Roli i Shqipërisë në këtë organizatë është komentuar shumë nga politika e Tiranës, pas mbështetjes që vendi ynë i dha deklaratës për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet të Palestinës, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në atë takim, Shqipëria u përfaqësua në nivel ambasadori, ndërkohë që takimi i muajit maj, kur ende nuk është përcaktuar niveli i përfaqësimit, do zhvillohet pak ditë pasi Bashkimi Europian të ketë marrë vendimin për negociatat.

Të fundit