Flash News

KRYESORE

Kërkesa për tryezë me Ramën/ Basha: S’ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD dhe koalicionit opozitar

Kërkesa për tryezë me Ramën/ Basha: S’ka asnjë

Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për median, i pyetur nga gazetarët nëse është në dijeni të një platforme me 12 pika të aleatëve të PD dhe për kërkesën e tyre për tyrezë me Edi Ramën, u shpreh se nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD dhe koalicionit opozitar.

Nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD dhe koalicionit tonë. PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument të detajuar sa i përket detyrave të qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe do ta paraqesë në ditët e ardhshme në mënyrë publike. E kemi diskutuar dhe me aleatët tanë dhe një pjesë e mirë e pikave që aleatët kanë shpalosur sot janë dhe pikat e programit tonë, ka një përputhje totale. Të jeni të sigurtë që koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim, mirëkuptim dhe sinergji të plotë për të ecur përpara. Çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme”, tha Basha.

Më tej ai u shpreh se zotimi i gjithë koalicionit opozitar është regjistrimi në zgjedhje kur të ketë me të vërtetë zgjedhje me kusht largimin e Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore.

Të fundit