Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Kërkesat e studentëve për konviktet, Veliaj thotë se banorët e Tiranës po i ankohen: Taksat i paguajmë ne, jo ata
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në prezantimin e projektit për kampusin e ri universitar në kryeqytet, ku foli për kërkesat e studentëve për rikonstruksionin e konvikteve.
Sipas Veliajt, banorët e Tiranës po ankohen për kostot financiare për përmirësimin e kushteve në konvikte sepse taksat në bashki i paguajnë ata dhe jo studentët që vijnë nga rrethet.
“Ka shumë njerëz këto kohë, sidomos banorët e Tiranës, ata që janë çik më shumë të angazhuar, të cilët më thonë: mirë e kanë studentët, por ne i paguajmë taksat, nuk i paguajnë ata”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.
Gjithsesi, pa treguar se ku ishte përballur me këtë refuzim të banorëve të Tiranës për të shpenzuar taksat e tyre në shërbim të studentëve, Veliaj u shpreh se të gjithë jemi në një varkë dhe nuk mund të ndahemi në ata që paguajnë taksa sot dhe në ata që do bëhen nesër taksapagues në qytet.
“Unë besoj se historia është pak më ndryshe. Ne jemi në një varkë, nuk ndahemi në ata që paguajnë taksa sot dhe ata që do të bëhen tiranasit nesër. Fati i këtij qyteti është që vazhdon që rritet dhe që mban një moshë të re”, deklaroi Veliaj.
Fotografi i njohur: Erion Veliaj ka bërë diçka që nuk ekziston në asnjë vend të botës