Flash News

KRYESORE

Kërkesat për azil/ Rriten me 30 % për Shqipërinë. Avramopulos: BE do marrë masa

Kërkesat për azil/ Rriten me 30 % për Shqipërinë.

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë përdorur regjimin ekzistues të lëvizjes pa viza, të vendeve të tyre, për të hyrë në BE. Këtë e bëri të ditur të hënën Komisari i BE për Migrimin, Dimitris Avramopulos përballë gazetave të Grupit Mediatik Funke.

Megjithatë, kuotat e njohjes së kërkesave për azil, të personave që hyjnë pa viza, janë minimale, tha ai. Avramopoulos shtoi më tej se po të vazhdojë kjo tendencë migrimi nga shtete si Venezuela, Kolumbia ose Shqipëria, BE do të ndërmarrë hapa. Ai u bëri thirrje shteteve të prekura që të respektojnë rregullat për të cilat është rënë dakord.

“Nëqoftëse shtetet nuk e pengojnë keqpërdorimin e vizave dhe rritet edhe më tej numri i kërkesave të paargumentuara për azil, BE mund të pezullojë regjimin pa viza për shtete të veçanta”, tha ai.

Në krahasim me një vit më parë, numri i azilkërkuesve është rritur me 15 %. Përsa i përket Shqipërisë, numri i azilkërkuesve është rritur në katër muajt e parë të vitit me 30 përqind në 7,138. “Në tërësi, megjithatë, numri i azilkërkuesve në BE është në nivelin e ulët të vitit 2014, para krizës së refugjatëve”, tha Avramopoulos.

Të fundit