Flash News

KRYESORE

Kërkesë për shkarkimin e Bruçajt? Çavusoglu i shmanget përgjigjes. Bushati: Janë spekulime; Turqia nuk mund të përfshihet

Kërkesë për shkarkimin e Bruçajt? Çavusoglu i

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ishte shumë i qartë në një pikë gjatë konferencës së përbashkët me homologun turk, Mevlut Çavusoglu, për pavarësinë e institucioneve fetare në vendin tonë.

Të pyetur nëse Turqia ka kushëtuzuar praninë e zyrtarëve të saj në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë me shkarkimin e Skënder Bruçjat, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Çavusoglu dhe Bushati mbajtën qëndrime të ndryshme.

Ministri turk iu shmang përgjigjes duke u fokusuar vetëm te investimet turke në xhamitë shqiptare, duke theksuar se “Turqia nuk ka synime të tjera”, ndërsa ministri Bushati i konsideroi spekulime lajmet për shkarkimin e Bruçajt, gjithsesi theksoi se asnjë vend i huaj, përfshirë Turqinë, nuk mund të përfshihet në çështjet fetare të Shqipërisë.

“Në median shqiptare ka patur lloj lloj spekulimesh mbi këtë çështje. Në fakt është ai qëndrim i njohur që ka të bëjë me ADN e kombit shqiptar, me parimin e laicitetit që ishte udhërrëfyes i rilindasve tanë, i etërve themelues të shtetit shqiptar dhe do të ishte absurde të mendohej që shteti shqiptar mund të përfshihet në çështjet fetare dhe jo më një vend i huaj apo vend mik siç është Turqia”, u shpreh Bushati.

Në mars të 2018-ës, Politiko.al ka raportuar për një kërkesë jo-zyrtare që presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka bërë për shkarkimin e Bruçajt nga KMSH. Autoritetet turke e konsiderojnë Bruçajn si bashkëpunëtor të Lëvizjes Gylen, ndërkohë që në mediat turke ka patur shpesh herë sulme ndaj kreut të KMSH-së.

Konferenca me Bushatin, ministri turk: Tiranës i kemi dorëzuar listën me emrat e njerëzve të Gylen; kërkojmë ekstradimin

Të fundit