Flash News

KRYESORE

Kërkohej nga policia, kush është 41-vjeçari që u arrestua në Vlorë

Kërkohej nga policia, kush është 41-vjeçari që u

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, të shpallur në kërkim. Mësohet se i arrestuari, i identifikuar si Olgert Shehu, ishte dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Olgert Shehu nuk është një emër i padëgjuar për policinë, pasi ka edhe precedentë të mëparshëm penalë.

Më 17 tetor 2016, Olgert Shehu, në bashkëpunim me Klejvis Gjahtarin, kanë plagosur shtetasin Florjon Meçe, pasi i kanë vjedhur automjetin e llojit “BMV­X6” me targë AA 333 MK, portofolin me një sasi parash prej 500 euro, disa bizhuteri personale që dispononte me vete si dhe aparatin celular”.

 

Të fundit