Flash News

KRYESORE

Kërkohen më të mirët, më të aftët, më të përkushtuarit... për drejtorë spitalesh! Ministria e Shëndetësisë hap konkurset

Kërkohen më të mirët, më të aftët, më

Kërkohen më të mirët, më të aftët, më të përkushtuarit...e përse? Për drejtorë spitalesh! Të tillë nuk i gjen as në Parlament e as në Politikë, madje as në vetë Ministrinë e Shëndetësisë, por ja që Ministrja Manasterliu e ka kriter. Pasi Rama i shkarkoi masivisht ish-drejtorët e Rilindjes, në korrik (detyrim dorëheqje), thuajse të gjithë drejtorët e spitaleve, Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale ka hapur konkursin publik për drejtorët e spitaleve në gjithë vendin.  Në njoftimin e ministrisë theksohet se shëndetësinë që meritojnë qytetarët do ta bëjmë duke zgjedhur në drejtim më të mirët, më të aftët, më të përkushtuarit.  Nisja e procesit për zgjedhjen e drejtorëve të rinj të spitaleve vjen pas dorëheqjes së pjesës më të madhe të tyre, pas ultimatumit të kryeministrit Rama në muajin Korrik. Rama deklaroi asokohe se në mandatin e dytë të gjitha emërimet do të behën përmes konkurseve publike. Ja njoftimi për hapjen e konkurseve për drejtorët e spitaleve:

“Në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 7.3.2003, “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit, VKM nr. 508, datë 13.09.2017, ”Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, Urdhërit nr. 364, datë 20.09.2017 “Për proçedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtuesve të spitaleve universitare dhe spitaleve rajonale”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall konkursin e hapur për pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm” të spitaleve universitare dhe “Drejtor” të spitaleve rajonale.”

Të fundit