Flash News

KRYESORE

Kërkoheshin nga policia italiane, arrestohen në Shqipëri dy durrsakët

Kërkoheshin nga policia italiane, arrestohen në Shqipëri dy

Policia bën me dije sa ka arrestuar dy persona,  A.M., 25 vjeç dhe B.M., 23 vjeç, banues në fshatin Manzë të Durrësit në sajë të operacionit ‘Hijet e natës’.

25 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Firences në korrik të 2018-ës, për kryerjen e veprave penale 'Vjedhja me armë', 'Vjedhja' dhe 'Pastrimi i produkteve të veprës penale'.

Ndërsa 23-vjeçari kërkohej pasi Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij në korrik të 2018-ës , për kryerjen e veprës penale 'Vjedhja me armë'.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar " Hijet e natës ".

Kapen dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga drejtësia italiane për "Vjedhje me armë".

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Qendrore Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit

-A. M., 25 vjeç, banues në fshatin Manzë, Durrës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij në korrik 2018, për kryerjen e veprave penale "Vjedhja me armë", "Vjedhja" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale", parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u arrestua dhe shtetasi:

-B. M., 23 vjeç, banues në fshatin Manzë, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij në korrik 2018 , për kryerjen e veprës penale " Vjedhja me armë", parashikuar në Kodin Penal Italian.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Të fundit