Flash News

KRYESORE

Kërkoheshin për tri vepra penale, kapen në Durrës e Tiranë çifti francez

Kërkoheshin për tri vepra penale, kapen në Durrës e

Policia shqiptare ka vënë në pranga dy të rinj nga Franca, pasi ishin shpallur në kërkim nga drejtësia franceze.

Një 33-vjeçar dhe një 26-vjeçare janë kapur në Durrës e Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Francës.

“Si rezultat i operacionit u bë e mundur që në Tiranë, të kapej dhe të arrestohej shtetasja franceze C. F., 26 vjeçe, si dhe në Durrës të kapej e arrestohej shtetasi francez A. Gh., 33 vjeç, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi:

Autoritetet gjyqësore franceze të Gjykatës së Lartë Lorent, Francë kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim", “Falsifikimi i çeqeve" dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit", parashikuar nga nenet e Kodit Penal francez”, sqaron policia.

Të fundit