Flash News

KRYESORE

Kërkohet nga ekipi i Chelsea-t, De Laurentiis: Hysaj kushton 60 milionë euro

Kërkohet nga ekipi i Chelsea-t, De Laurentiis: Hysaj kushton 60

Futbollisti shkodran, Elseid Hysaj, po përmendet gjithnjë e më shumë në ambientet e Chelsea-t, teksa në krahun tjetër Napoli duket se po bën rezistencë për të mos humbur shërbimet e shqiptarit.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, mësohet se blutë e Londrës nuk e kanë fokusuar interesin e tyre thjesht në fjalë, por në fakte konkrete. Duke qenë se Hysaj është në krye të listës së dëshirave të teknikut të ardhshëm te klubit londinez, Maurizio Sarri, në dyert e Napolit është paraqitur një ofertë që kap shumën e 42 milionë eurove.

Ndërkohë presidenti De Laurentiis është gati t’i ofrojënjë kontratë të re 24-vjeçarit, madje duke vendosur edhe një shifër fikse 60 milionë euro, në mënyrë që mbrojtësi kuqezi të lihet i lirë.

Të fundit