Flash News

KRYESORE

Kërkohet nga Milani dhe Barcelona, trajneri kritikon Zhegrovën: Nuk është shembull i mirë për t’u ndjekur

Kërkohet nga Milani dhe Barcelona, trajneri kritikon Zhegrovën: Nuk

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është një ndër talentet më të kërkuar në treg. Milani, Barcelona, Xhenoa, Lazio dhe Bezeli kanë shfaqur interes për shërbimet e 19-vjeçarit, që cilësohet si ‘Mesi i Ballkanit’.

Megjithatë, trajneri i skuadrës së Genkut ne Belgjike,  Philippe Clement, ku ai luan aktualisht, është i pakënaqur me paraqitjet e Zhegroves, qe e quan te papjekur.

Lojtarët që nuk janë këtu me zemër, më mirë është të largohen. Unë kam eksperiencë të madhe me lojtarët e rinj dhe disa prej tyre janë mjaft të padurueshëm. Fatkeqësisht, Edoni hyn në atë kategori. Ai mendon se do të duhej të luante më shumë në gjashtë muajt e fundit dhe ndien se ka ardhur koha që djaloshi ta marrë një hap tjetër në karrierë. E ardhmja do ta tregojë nëse ai kishte të drejt ta bënte këtë hap apo jo”, deklaroi Clement.

Ne do të donim të punonim me të. E kam parë një përparim të mirë të tij në gjashtë muajt e fundit, por ne po ashtu e dimë se në cilën pikë është ai tani. Ai është më pak i bindur për këtëUnë i kuptoj lojtarët që dëshirojnë të luajnë më shumë, por mënyra se si e bëjnë këtë është gjithashtu e rëndësishme për mua”, ka përfunduar Clement.

Të fundit