Flash News

KRYESORE

Kërkohet për grabitje pronash, lojtari shfaqet në stërvitjen e Vllaznisë: Gjykata nuk ka fakte të mjaftueshme për mua

Kërkohet për grabitje pronash, lojtari shfaqet në stërvitjen

Mbrojtësi i Vllaznisë, Renato Malota pasditen e sotme ka qenë i pranishëm në fushën stërvitore të ekipit kuqeblu.

Malota ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Lezhës sepse dyshohej se kishte ndikuar në tjetërsimin e disa pronave të zona e Ranës së Hedhun.

Në një prononcim për faqen zyrtare të Vllaznisë, 28-vjeçari ka njoftuar se gjykata do ka vendosur ta hetoj në gjendje të lirë pasi nuk kishte fakte për implikimin e tij në këtë çështje.

"Sot Gjykata vendosi për hetim në gjendje të lirë ndaj meje ngaqë nuk kishte fakte të mjaftueshme për mua. Një vendim që ka ardhur ngaqë u konstatua se unë personalisht nuk kam asnjë firmë të hedhur në asnjë dokument për të cilin jam akuzuar dhe po ashtu, edhe çertifikata e pronësisë nuk është tërhequr nga institucionet përkatëse. Po vërtetohet ajo që kam thënë prej fillimit se unë jam i pafajshëm në gjithë këtë histori. Sot erdha sa për të takuar drejtuesit dhe shokët e ekipit dhe nesër do të jem në stërvitje dhe në dispozicion të stafit teknik".

Vllaznia do të ndeshet këtë fundjavë me ekipin e Lushnjës në stadiumin Loro Boriçi dhe Malota pritet të jetë në dispozivion të trajnerit Gjoka.

 

Të fundit