Flash News

KRYESORE

Kërkohet vëmendje në Tiranë/ Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Nëse Trump tërhiqet nga marrëveshja me Iranin, BE do afrohet me Rusinë dhe Kinën

Kërkohet vëmendje në Tiranë/ Ministri i Jashtëm i

Marrëdhëniet e Bashkimit Europian me SHBA-në janë në pikën më kritike të tyre që pas ardhjes në pushtet të presidentit Donald Trump. Shumë shpejt pritet që Trump të marrë vendimin për të dalë nga marrëveshja me Iranin, që i dha fund përpjekjeve për krijimin e armës bërthamore, por kjo lëvizje ka shkaktuar zemërim të madh në Bruksel dhe në të gjitha kancelaritë evropiane dhe ato të Lindjes së Mesme.

Ministri i Jashtëm ende në detyrë i Gjermanisë, Sigmar Gabriel ka paralajmëruar hapur Uashingtonin se dalja nga kjo marrëveshje do shtynte Bashkimin Europian drejt bashkëpunimit me Rusinë dhe Kinën, kundër SHBA-së.

“Është e domosdoshme që Evropa të bashkohet në këtë çështje. Duhet t’ua bëjmë të qartë amerikanëve se sjellja e tyre për çështjen e Iranit do të na shtyjë ne evropianët në një pozicion të përbashkët me Rusinë dhe Kinën kundër SHBA-së”, ka deklaruar Gabriel për RND.

Zyrtarët evropianë i frikësohen rikthimit të krizës në Lindjen e Mesme mes Iranit dhe Izraelit, ndërsa posedimi i bombës bërthamore nga Teherani do të shtynte një prej kundërshtarëve të tij në rajon, Arabinë Saudite, që të ecte në të njëjtin drejtim, çka do të çonte rajonin në pikën më të nxehtë.

Federica Mogherni është shprehur kundër një rishikimi të marrëveshjes, e mbështetur fort nga Irani. Kryeministrja britanike, Theresa May ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Trump për ta bindur të ndryshojë qëndrim, ndërkohë Rusia, Kina dhe Turqia janë shprehur se do të respektojnë marrëveshjen e arritur në vitin 2015-të.

Këto qëndrime të ‘politikës së madhe’ nuk do kalojnë pa efekt edhe në Shqipëri. Vendosja përballë njëri-tjetrit e aleatit strategjik SHBA-së, me unionin ku shqiptarët kërkojnë të anëtarësohen, mund të shkaktojë turbullira për të cilat nuk është herët për të folur, pasi impakti ka nisur të ndihet.

Gjithashtu, në Shqipëri strehohen rreth 3 mijë muxhahedinë, grup që Irani i konsideron terroristë, ndërsa SHBA i jep mbështetje. Një krizë e re mes Uashingtonit dhe Teheranit do e rriste rëndësinë e këtij grupi, që tashmë bazën e ka në vendin tonë.

Nga ana tjetër, afrimi i BE-së me Rusinë dhe Kinën nuk është zhvillim pozitiv për Republikën e Kosovës, pasi këto dy shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit në OKB, refuzojnë të pranojnë pavarësinë dhe bllokojnë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Arrestimi në Durrës, a po i humbet durimi Erdoganit me Edi Ramën? Ministri serb: Tashmë Turqia është me ne

Të fundit