Flash News

KRYESORE

Kërkohet vetting edhe në futboll, prezantohet kërkesa me 8 pika

Kërkohet vetting edhe në futboll, prezantohet kërkesa me 8 pika

Pas drejtësisë, politikës dhe arsimit, futbolli është një tjetër fushë, ku kërkohet të bëhët vetting.

Profesori Përparim Kapo ka përpiluar 8 kërkesa , të cilat sipas tij do pastrojnë futbollin nga korrupsioni dhe trukimet.

"Ndryshim i klimës olimpike dhe asaj sportive në tërësi. Pasterimi i federatave sportive përmes një vetingu", jane dy nga kerkesat.

Kerkesat:

1-Ndryshim i klimës olimpike dhe asaj sportive në tërësi.

2-Pasterimi i federatave sportive përmes një vetingu.

3-Ndërtimin e kulturës së marrjes me sport që në moshat e vogla.

4-Spastrimi i trajnimit sportiv nga të paaftët dhe ryshfetxhinjtë.

5-Rikthimi i besueshmërisë në garën sportive.

6-Pagesa reale për sportistët sipas nivelit dhe kontributeve, sigurime shoqërore dhe mjekësore, kujdes shëndetësor për t’iu garantuar shëndetin gjatë gjithë jetës.

7-Krijmi i akademive elitare dhe kampuseve sportive bazuar në të dhëna të besueshme shkencore dhe parametra të matshëm.

8-Heqja dorë nga investimet gjigande dhe shpërndarja në investime parciale në të gjithë territoren e vendit.

Të fundit