Flash News

KRYESORE

Kërkoi azil politik në Zvicër, flet Agron Tufa: Braho më doli kryqas në udhë me ushtrinë e ‘urithëve’ të diktaturës

Kërkoi azil politik në Zvicër, flet Agron Tufa: Braho më

Agron Tufa u largua nga Shqipëria pak ditë më parë për tu vendosur në Zvicër, ku dhe ka kërkuar azil politik.

Pas dorëheqjes si kreu i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Tufa arsyetoi përmes një letre se shkak i këtij vendimi kanë qenë kërcënimet e shumta që ka marrë me mesazhe në rrjetet sociale.

Politiko.al ka pyetur zotin Tufa, aktualisht larg Shqipërisë se si qëndron e vërteta e largimit të tij bashkë me familjen.

“Prej qejfit nuk kam ikur. Aspak”, tregon shkurtimisht Tufa.

I pyetur se si i komenton deklaratat e ish-avokates së deputetit Spartak Braho se këto kërcënime janë inskenuar prej tij vetëm për të përfituar strehim politik, Tufa reagon duke thënë se “kultura e Brahos është vrasja dhe skenarët e vrasjes”.

“Tani që Spartaku ka qenë pjesë e krimit permanent si në diktaturë, si në ditët e sotme, kjo nuk përbën dyshim. Të paktën unë i’a kam publikuar aktet e tij të dënimit politik me vdekje të minorenëve e të rinjve.

E të konsiderosh burim serioz mendimtaren avokate të Spartak Brahos, kjo do të thotë të nënvleftësosh logjikën e shëndetshme. S'kam ça them. Kultura e tij ka qenë dhe është vrasja dhe skenarët e vrasjes, ndërsa kultura ime është libri, e vërteta dhe lufta e pa kompromis ndaj kriminelëve që na e shfytyruan atdhen dje, e po na e bëjnë të pabanueshëm dhe sot. Unë isha në detyrën time: Sapataku më doli kryqas në udhë me gjithë ushtrinë e urithëve të diktaturës”, tregon Tufa.

Pak kohë më parë, Tufa ka qenë në qendër të sulmeve nga mazhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë.

Debat të ashpër ka patur edhe me deputetin e PS, Spartak Braho.

Të fundit