Flash News

KRYESORE

“Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve të Hipotekave”,  Tritan Shehu ironizon Ramën: Fajet i ka Mehmeti se Enveri nuk di gjë

“Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve të Hipotekave”,

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e krerëve të Hipotekave në rrethe.

Përmes një statusi në “Facebook” Shehu ironizon kryeministrin Rama teksa shkruan se po kërkon të bëjë opozitën e qeverisë së vet ndërkohë që shton se një strategji e tillë është si ajo e Enver Hoxhës dikur që ia linte fajin Mehmetit.

“Fajet i ka Mehmeti se Enveri nuk di gjë” shkruan Shehu.

Statusi i Demirajt:

Z.RAMA NE TAKIMIN ME DREJTORET E HIPOTEKAVE KERKON TE BEJE "OPOZITEN" E QEVERISJES SE TIJ!!!!

"Shfaqje" te tilla duket se tashme do te jene rutine.

Nje strategji e tille eshte vecse populiste, pikerisht per tu cfajesuar nga pergjegjesite e qeverisjes se tij si kryeminister, ose me mire nje "GJETHE FIKU" kjo per Qeverine e ate vete.

SIC PERHAPNIN DIKUR: "FAJET I KA MEHMETI SE ENVERI NUK DI GJE"!

Vecse ketu kerkohet te thuhet:"Nuk dinte gje"!!

 

Të fundit