Flash News

KRYESORE

Kërkoi falje për simbolin e shqiponjës, Xhaka bëhet kapiten i Zvicrës

Kërkoi falje për simbolin e shqiponjës, Xhaka bëhet kapiten

Në sfidën e parë të Ligës së Kombeve kundër Islandës, trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic ka grumbulluar plot 4 futbollistë me origjinë shqiptare, ndërkohë që njërit prej tyre i ka besuar dhe shiritin e kapitenit.

Është shqiptari Granit Xhaka ai që do të jetë lideri i "helvetëvë" në këtë sfidë, me teknikun 55-vjeçar që ka dal komplet kundër analistëve dhe ish-sportistëve zvicerian që besonin se shiriti i kapitenit nuk i duhet besuar një futbollisti me origjinë të ndryshme nga ajo zviceriane.

Zvicra bën pjesë në grupin e dytë të Ligës A në Ligën e Kombeve së bashku me Islandën dhe Belgjikën.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Xhaka u shpreh lidhur me simbolin e shqiponjës në ndeshjen ndaj Serbisë në Botëror, se ‘ishte një budallallëk që nuk do ta përsëriste kurrë’.

Ndërkohë sa i takon ndeshjes së sotme nga minuta e parë në lojë do të jetë edhe Shaqiri, ndërsa Valon Mehmedi, shqiptari me origjinë nga Maqedonia do të nisë nga stoli.

Të fundit