Flash News

KRYESORE

Kërkoi favore seksuale studentes në këmbim të provimeve, policia jep detaje për ndalimin e pedagogut në Elbasan

Kërkoi favore seksuale studentes në këmbim të provimeve,

Është ndaluar nga policia pedagogu Denis Himci, i universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, pas publikimit të videos nga emisioni investigativ ‘Stop’ në tv Klan.

Në video, pedagogu i kërkonte një studenteje favore seksuale në këmbim të provimeve. Pas publikimit të skandalit, ai u shoqërua që mbrëmë në komisariat, ndërsa sot policia ka dhënë detaje mbi ndalimin e tij dhe dy veprat penale për të cilat akuzohet.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit D.H., 36 vjeç, pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndalimi i tij u bë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop “, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Në videon e publikuar nga “Stop”, pedagogu Himci shfaqet me një makinë luksoze tip Audi, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata.

Të fundit