Flash News

KRYESORE

Kërkoi gjykim të shkurtuar, Tahiri: Jam ministri më i mirë, se kuptoj pse më zvarrisin

Kërkoi gjykim të shkurtuar, Tahiri: Jam ministri më i mirë,

Sot do të zhvillohej seanca e parë gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Por seanca nuk u zhvillua, pasi mungonin të pandehurit Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila. Ashtu siç pritej Tahiri ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Pas daljes nga salla e gjyqit Tahiri ka folur për gazetarët, duke argumetuar shtyrjen e gjyqit, për arsye se nuk do të zvarritet.

Tahiri: Gjykim i shkurtuar s'do të thotë të pranosh fajësinë.

Gazetarja: Do merrnit pjesë në zgjedhjet e qershorit si votues?

Tahiri: Jo, nuk kam lidhje.

Gazetarja: Ku keni gabuar?

Tahiri: Nuk është momenti im të bëj politikë. Jam ministri më i mirë.

Gazetarja: Ju jeni nën hetim për trafik droge, pse kërkuat gjykim të shkurtuar?

Tahiri: Sepse s'ka nevojë të zgjatet asnjë seancë më shumë.  Ka arsye të besoj se unë s'duhet të zvarritem.

Gjykata t'i bëjë seancat ditë për ditë. S'kam më kohë për të humbur. U bë dy vjet që zvarritet kjo histori. Nuk e kuptoj pse.

Gazetarja: Ju e keni akuzuar prokurorinë që e ka zvarritur hetimin.

Tahiri: Në përgjimet e Italisë që erdhën në Shqipëri, gjykatat e dhanë verdiktin në një kohë të përshtatshme dhe u tha që s'ka lidhje. Pse duhet të zgjatet procesi në gjykatën shqiptare?

Të fundit