Flash News

KRYESORE

"Kërkoi makina të blinduara në Rinas", historia e Ramës nuk është e re, ‘VIP-i ndërkombëtar’ është zyrtar i BE-së

"Kërkoi makina të blinduara në Rinas", historia e

Një ‘VIP ndërkombëtar’ erdhi në Shqipëri dhe nuk dilte nga salla e Rinasit pa qenë i shoqëruar me makina të blinduara dhe mbrojtje me kallashnikov pasi kishte frikë për jetën ndërkohë që udhëtonte nëpër Tiranë.

Këtë histori ka vendosur Kryeministri Rama ta tregojë në aktivitetin e zhvilluar sot në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 100-vjetorit të Tiranës si qytet.

Nuk dihet se pse Kryeministri vendosi që të mos e thotë këtë herë, duke e cilësuar thjesht si ‘‘VIP ndërkombëtar’ por këtë histori Kryeministri e ka treguar edhe një herë tjetër dhe bëhet fjalë për një zyrtar të lartë të Bashkimit Evropian.

Kryeministri i ‘mahniti’ të gjithë dëgjuesit e tij me këtë histori, gati 4 muaj më parë, në një aktivitet ku ka folur për mikpritjen.

 

Të fundit