Flash News

KRYESORE

Kërkoi ndërhyrjen e Emergjencave Civile për blegtorin e bllokuar nga bora, deputeti: Qeveri e paaftë, s’kanë bërë asgjë

Kërkoi ndërhyrjen e Emergjencave Civile për blegtorin e bllokuar

Deputeti i PD, Tritan Shehu shprehet e revoltuar me drejtuesit e Emergjencës Civile në Tiranë, të cilëve u kërkoi ndërhyrje për ta ndihmuar një blegtor në Ginë të Devollit pasi ishte bllokuar nga bora.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shehu thekson se ndonëse iu premtua një ndërhyrje e menjëhershme, sipas tij deri më sot nuk është bërë asgjë për të ndihmuar blegtorin.

“Për të kuptuar indiferencën dha pa aftësinë qeverisëse në Qarkun e Gjirokastrës. Dje njoftova edhe drejtuesit e Emergjencës Civile në Tiranë për blegtorin Alket Nikolli nga Golemi me nr cel 0692265980, i bllokuar në Ginë të Dropullit me 400 krerë bagëti të imta, në kushte shumë të vështira. Me premtuan se do të ndërhynin menjëherë. Deri më tani asgjë nuk ka lëvizur, as nga Prefektura e as nga qendra”, shkruan deputeti demokrat.

Të fundit