Flash News

KRYESORE

Kërkoi rikthimin si prokurore pas shkarkimit nga KPK, Rovena Gashi merr “jo-në” e parë nga Kolegji i Apelimit

Kërkoi rikthimin si prokurore pas shkarkimit nga KPK, Rovena Gashi merr

Ish-prokurorja Rovena Gashi ka marrë kundërshtimin e parë në seancën  në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Sot, ajo ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e shkarkoi nga detyra me argumentin se nuk justifikoi një nga shtyllat kryesore, pasurinë.

Rovena Gashi zgjodhi që të përfaqësojë “mbrojtjen” e saj përmes motrës, Ema Gashi, por KPA nuk e ka pranuar.

Kolegji i Apelimit këshilloi ish-prokuroren Gashi që të zgjedhë një tjetër avokat, ndërsa u tërhoq për të vijuar seancën e radhës më 23 prill.

“KPA na hoqi të drejtën procedurale që njeh ligji, kufizoi të drejtën e subjektit për ndihmës ligjor”, mësohet të ketë thënë Ema Gashi pas vendimit.

Të fundit