Flash News

KRYESORE

Kërkoi ryshfet dhe marrëdhënie seksuale, Krimet e Rënda dënojnë gjyqtarin Roland Hysi

Kërkoi ryshfet dhe marrëdhënie seksuale, Krimet e Rënda

Gjykata e Krimeve të Rënda kanë dhënë dënimin ndaj gjyqtarit të Fierit, Roland Hysi.

Ai është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfiton në ulje dënimi në tre vjet.

Hysi akuzohet për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”, pasi ka kërkuar ryshfet dhe ka insistuar edhe për marrëdhënie seksuale me një grua të divorcuar, e cila kërkonte të merrte kujdestarinë e vajzës së mitur.

Skandali u bë publik gjatë një investigimi të emisionit “Stop” pas denoncimit të një nënë të divorcuar, e cila kishte deklaruar se gjyqtari i kishte kërkuar seks dhe para për t’i dhënë kujdestarinë e vajzës, e ndërsa psikologia Meçani luante rolin e sekseres.

Të fundit