Flash News

KRYESORE

Kërkoi t’i shkulnin flokët Hillary Clinton, shqiptari më i urryer rrezikon 15 vite burg

Prokurorët e New York-ut kanë kërkuar 15 vite burg për biznesmenin me origjinë shqiptare, Martin Shkreli. Ish drejtuesi i kompanisë farmaceutike “Turing Pharmaceuticals”, është arrestuar pasi u ofroi ndjekësve të tij në rrjetin social 'Facebook' 5 mijë dollarë nëse i shkulnin flokët ish-kandidates për presidente, Hillary Clinton.

Prokurorët argumentojnë se Shkrelit duhet t'i një dënim i tillë për mashtrim dhe mungesë keqardhjeje e respekti për ligjin. Në pretencën e tyre, prokurorët amerikan argumentojnë se Shkreli nuk ka treguar as keqardhje apo ndonjë shenjë pendimi për veprimin e tij ndaj ish-kandidates për presidenti, Hilary Clinton.

“Ai qëndron para trupit gjykues pa treguar asnjë keqardhje dhe pendim, një njeri që ka zgjedhur me ndërgjegje të plotë për të vendosur përfitimin personal dhe kultivimin e imazhit të vet në publik para gjithçkaje, një njeri që beson se përfitimi justifikon çdo mjet”.

Shkreli është në burg që prej shtatorit, kur gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij për lirim me kusht, ndërsa njihet si një nga shqiptarët më të urryer në SHBA, pasi kompania e tij rriti çmimet e ilaçeve kundër SIDA-s dhe kancerit, nga 13.50 dollarë në 750 dollarë.

Të fundit