Flash News

KRYESORE

“Kërkojini falje Saimir Tahirit”, gazetari i përgjigjet thirrjes së Ramës: Na fal shoku ministër, se na duhesh kundër Veliajt e Xhafës

“Kërkojini falje Saimir Tahirit”, gazetari i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama, jo vetëm që refuzoi të kërkojë falje për kanabizimin e vendit dhe për promovimin e Saimir Tahirit në postin e ministrit të Brendshëm, por kërkoi nga gazetarët dhe analistët që t’i kërkojnë ata falje ish-ministrit.

Në emisionin ‘Real Story’, Rama dje citoi mbylljen e hetimeve për Tahirin në Katania të Italisë si dëshmi absolute që ish-ministri është i pafajshëm, ndonëse procesi gjyqësor në Shqipëri vijon ende.

Ndërkohë, thirrjes së kryeministrit i është përgjigjur i pari gazetari Basir Çollaku, i cili në një reagim në rrjetet sociale nuk ka fshehur edhe notat e ironisë.

Reagimi i gazetarit:  

Tahiri Kryeminister i Rames....sepse Olsi ka nje hall..

Rama thote se duhet ti kerkojme falje Tahirit...se India, Kina, Hondurasi, Mozambiku, Pakistani, Çeçenia, Egjypti, Panamaja, Hungaria, Libia, Iraku, etj, e kane shpallur te pafajshem..

Kaq shume dikerka Tahiri per Ramen sa behet shef i tij kur ti doje kokrra e qejfit...

Na fal shoku minister, se na duhesh kunder Veliajt e Xhafes per vrapin ne parti...Dhe sepse Ols vellai ka nje hall..

Të fundit