Flash News

KRYESORE

Kërkon dyfishimin e çmimeve, ‘Urdhri i Stomatologëve’ nuk tërhiqet: Vendimi ynë i bazuar në ligj

Kërkon dyfishimin e çmimeve, ‘Urdhri i

Kërkesa e ‘Urdhërit të Stomatologëve’ për dyfishimin për rritjen e çmimeve për shërbimet te dentisti në të gjithë vendin është pritur me kritika dhe reagiem të ashpra nga gazetarë, ekspertë ekonomie që janë shprehur kundër, bashkë me ta edhe Ministria e Shëndetësisë.

Megjithatë, presidenti i Urdhërit të Infermierit, Nikollë Deda nuk tërhiqet nga kërkesa duke theksuar se vendimi është i bazuar në ligj. “Më duket se këtu duan 'karburant' për problematikë. Ligji thotë se urdhri përcakton standarde dhe i monitoron ato. Kjo do të thotë se përcakton edhe çmimet. Ne nuk kemi asnjë çmim të rritur”, deklaroi Deda në ‘A2 News’.

Urdhri i Stomatologut e ka justifikuar këtë lëvizje me synim shmangien e abuzimeve, ndërsa sipas Dedës, qeveria nuk ka asnjë mundësi të ndërhyjë në këtë vendim.

Vendimi i qeverisë për ndërhyrje të profesionet e rregulluara është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Ne përcaktuam vijën e kuqe për stomatologët që kanë kthyer në tregti një nga profesionet më të nderuara në mjekësi. Kjo është pjesa më e mirë e shërbimeve mjekësore në Shqipëri. Niveli i stomatologëve është më i lartë se i Parlamentit”, përfundoi ai.

Të fundit