Flash News

KRYESORE

Kërkon të blejë një ekip futbolli, Lorik Cana shfaqet në ndeshjen Kamza - Tirana

Kërkon të blejë një ekip futbolli, Lorik Cana shfaqet

“Kam nisur negociatat për blerjen e një klubi, kështu që nuk mund të flas për të ende”, këto ishin fjalët e ish-kapitenit te përfaqësueses kuqezi, Lorik Cana në një intervistë për mediat franceze.

Pak ditë pas prononcimit, Cana u shfaq në ndeshjen e Kategorisë Superiore midis Kamzës dhe Tiranës në krahë të presidentëve Naim Qarri dhe Refik Halili duke ngjallur dyshime se mund të blejë një nga këto dy klube.

Megjithatë, pas takimit Cana pohoi se ekipi që po negocion nuk është nga kampionati shqiptar dhe as në 5 ligat më të forta të Europës.

Një burim pranë ish-kapitenit u shpreh se ka gjasa që Cana të blejë klubin e Luzanës në Zvicër, aty ku ka filluar karrierën edhe vetë Loriku dhe ku ka jetuar për 8 vite para se të transferohet te PSG II në vitin 2000.

Gjasat janë që Cana të blejë klubin se bashku me një grup biznesmenësh të huaj, ndërsa vetë do të mbaj një post ekzekutiv, pasi roli i trajnerit nuk e tërheq për momentin.

Të fundit