Flash News

KRYESORE

Kërkon të blejë shalqin ose pjepër në tregun e Durrësit, qytetari ‘vë duart në kokë’ kur mëson nivelin e hormoneve brenda tyre

Pasiguria ushqimore sa i takon mënyrës së si rriten në sera apo fermat ku prodhohen është kthyer në një nga problemet më shqetësuese për shëndetin e shqiptarëve.

Mungesa e kontrolleve dhe ‘lëshimi i dorës’ nga ana e fermerëve në përdorimin e hormoneve dhe lëndëve të tjera kimike për të marrë më shumë prodhim, kanë bërë që rreziku i prekjes së shqiptarëve nga sëmundjet kancerogjene të vijë në rritje.

Një qytetar në Durrës ka treguar se si është tronditur kur ka mësuar nga një tregtar nivelin e hormoneve që përmbajnë frutat e perimet që konsumojmë çdo ditë gjatë verës.

“Në një prej pikave të fruta perimeve që tregtohen në Durrës ndalova të blej një pjepër ose shalqi në mbrëmje. Tregtarit ia lashë në dorë ta zgjidhte ai, sepse bostanët më kanë dalë të kuq por pa shije dhe ëmbëlsi, ose të bardhë si kunguj në shumicën e radhëve që kam blerë këtë verë. I kam blerë dhe i kam hedhur në plehra.

Tregtari, një djalë rreth të tridhjetave më tha se asnjë shalqi apo pjepër nuk ia vlente ta fusja në shtëpi për konsum.

-Nuk ta sugjeroj më tha sepse niveli i lëndëve kimike dhe hormoneve është nga 10, 15 apo 20 herë më shumë se normalja në shumë produkte.

- Ku e di ti i thashë? Si ma vërteton?!

Me të shpejtë nxori një aparat nga sirtari i tavolinës dhe më tha se tek cilat fruta e perime do të doja të ndalja i shikonim lehtësisht.

Ndaloi tek shalqiri, tek pjepri, domatja, pjeshkët, domatet.

Tek ai shalqini që doja të merrja unë ta konsumoja në familje se vapë e nxehtë është, aparati u skuq e mori flakë “DANGER”! (E rrezikshme!) E pasigurt tregon aparati.

Norma e lejuar është 60mg/kg, ndërsa realisht përmbajtja e lëndëve kimike shkonte 230mg/kg. Hajde paguaj 220 lekë për kg që të shuaj etjen e në vend të shuaj etjen të fus kancerin në trup.

Tek pjepri, situata ishte edhe më katastrofë. Norma e lejuar 90mg për kg, ndërsa përmbajtja me lëndë kimike rezultonte 1900 mg për kg. Pra 1810 mg /kg më shumë se standardi evropian.

Fshatarët e kanë lëshuar dorën e kanë rritur pjeprin që nga natyra shkon në 500 gram e kanë bërë 4 kg për fëmijët tanë. Të ngratët duan të fitojnë, se helbete kanë sezonin që vijnë emigrantët e shitjet janë të mëdha në këtë periudhë”, tregon qytetari për durrëslajm.

Të fundit