Flash News

KRYESORE

Kërkon të qetësojë situatën, Baton Haxhiu dhe Andi Bushati ‘i hidhen’ Rudina Hajdarit

Kërkon të qetësojë situatën, Baton Haxhiu dhe Andi

Analisti Baton Haxhiu, një nga të ftuarit në emisionin ‘Open’ të gazetares Eni Vasili, ka reaguar ndaj një ndërhyrje të deputetes së opozitës së re, Rudina Hajdari.

Gjatë debateve të forta mes të ftuarve, në bisedë e sipër Rudina Hajdari i ka kërkuar panelit që të jenë më të kujdesshëm me deklaratat e tyre për edhe nga pesha që fjala e tyre ka te publiku.

Duket se analisti Baton Haxhiu nuk e ka pranuar këtë ndërhyrje të Hajdarit dhe ka reaguar menjëherë.

“Nuk më mban dot njeri ligjëratë morale si të sillem në studio. Nuk pranoj moralizime se çfarë duhet të them në panel apo sjellje, e mbaj përgjegjësinë për atë që them, prandaj të lutem mos më thuaj çfarë duhet të bëjë në studio”, tha Baton Haxhiu.

Ndërsa analisti Andi Bushti i është përgjigjur me ironi deputetes Rudina Hajdari, duke thënë: “Ju përgëzoj për rezistencën ndaj regjimit në parlament”.

Të fundit