Flash News

KRYESORE

Kërkonte partner shqiptar, Adelina Tahiri rrëfen si u dashurua me 50-vjeçarin maqedonas

Kërkonte partner shqiptar, Adelina Tahiri rrëfen si u dashurua me

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri ka treguar për herë të parë si ra në dashuri me avokatin Serjozha Markov.

Gjatë një interviste për emisionin '1 Kafe me Labin', ajo rrëfeu se takimi i tyre ka ndodhur para tre vitesh dhe ka qenë i rastësishëm ndërsa kanë 1 vit që shijojnë dashurinë.

"Jemi njohur rastësisht në një lokal ku unë nuk e kam ditur as kush është, as cfarë është, as ku punon ai. Kam qenë me një shok të tij dhe jemi takuar rastësisht. Kam qenë atëherë imazh i One dhe është dashur të më ndihmojë dicka me dokumentacion dhe ka qenë gjithçka rastësisht. Më njoftoi shoku i tij që është avokat dhe kudo që duhet, mund ta marrësh në telefon. Pas një kohe të gjatë e kam marrë se më duhej për dokumentacione. E kam kontaktuar dhe më kryer për punë pune. Kemi qenë miq dhe flisnim dhe për njerëzit që pëlqeja, që më shkruanin. Nga shoqërimi i tepërt ndodhi diçka që unë se prisja dhe nuk doja t'ia pranoj vetvetes, por ishte më e fortë se unë. Nuk ka të bëjë luksi, nuk kanë të bëjnë paret, ka të bëjë njerëzimi", tha Adelina.

Edhe pse nuk pranoi ta bënte publik emrin e djalit që do vijë në jetë pas pak muajsh, këngëtarja zbuloi se do jetë shqiptar.

Të fundit