Flash News

KRYESORE

Keshi zgjidhet anëtare e KLP, prokurorja ‘rebele’ e dosjes 184 ‘mposht’ Vladimir Marën

Keshi zgjidhet anëtare e KLP, prokurorja ‘rebele’ e dosjes 184

Prokurorja Esmeralda Keshi ka mposhtur konkurrentin e saj Vladimir Mara  duke u zgjedhur anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ajo mori 133 vota, ndërsa Mara mori 109. Ndërsa drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela u përjashtua nga votimi për shkak se u paraqit me vonesë.

Esmeralda Keshi ka zënë vendin e prokurorit Gentian Osmani, i cili u shkarkua në kuadër të procesit të Vetingut nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA).

Shkarkimi i tij u bë për shkak të kriterit pasuror, pasi nuk arriti të justifikonte se si i kishte siguruar. Ndërkohë i gjithë procesi u ndoq nga kryeprokurorja Arta Marku.

Kujtojmë se ishte kryeprokurorja ajo që vendosi që dosja 184 t’i kthehej prokurorisë së Dibrës, ku drejtuese ishte Esmeralda Keshi. Marku e mori këtë vendim pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën ndaj dosjes 184.

Nga ana e saj, drejtuesja e Prokurorisë, Esmeralda Keshi e ka refuzuar këtë dosje, duke deklaruar konfliktin e interesit për shkak të lidhjeve familjare me njërin prej të akuzuarve kryesorë të çështjes, Arben Keshin.

Të fundit