Flash News

KRYESORE

Këshilla e Nard Ndokës për Mogherinin: Anëtarësohu në Partinë Socialiste

Këshilla e Nard Ndokës për Mogherinin: Anëtarësohu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Nard Ndoka e ka cilësuar vititën e shefes së BË-së në Tiranë, Federika Mogherini si një qokë ndaj qeverisë, meqë është në fund të mandatit. Ndoka  nuk hezitoi t’i jeptë Mogherinit edhe një këshillë në forme batute, ku i sugjeroi të anëtarësohej në PS.

“Samiti i Berlinit ishte një goditje ballore për Ramën në Tiranë, dhe për Thaçin në Prishtinë, ata të dy dolën me kredencialet më të ulëta ndonjëherë në politikën e jashtme. Kjo gjë e bëri alarmante situatën për Ramën dhe oborrin e tij. Kjo gjë është sekti Soros, që e lidh me Mogherinin.

Ajo është revolucionare, e ka edhe në CV e vet në Itali, dihet pjesa e saj, por përtej asaj ishte një çokë që do të përfundonte më mirë me një kartë anëtarësie në Partinë Socialiste, sepse thonë se do të marrin tek Presidenti edhe një titull, por do të ishte më e vlefshme një kartë anëtarësie që t'i dorëzohej nga Taulant Balla në fundin e karrierës së saj politike”, deklaroi Ndoka në emisionin ‘Arena.

Mogherini ishte në Tiranë në kuadër të samitit dy ditorë të Brdo-Brijuni’, ku janë të pranishëm të gjithë liderët e rajonit.

Të fundit