Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Katapultimi në tregun e punës pas përfundimit të studimeve cilësohet masivisht si fazë depresionuese për të rinjtë e çdo vendi dhe në çdo kohë, pa kufij hapësinorë apo kohorë. Një set këshillash që shërbejnë si guidë për karrierën jo vetëm të 22-vjeçarëve na vjen në ndihmë që këta të fundit të përballen me realitetin që shpeshherë për hir të së vërtetës është i hidhur në epokën kapitaliste.
1) Zgjidhni që të rriteni
Në karrierën tënde të hershme ti formohesh në bazë të kompanisë që zgjedh, kështuqë duhet të bësh zgjedhje të mençur. Është shumë e lehtë të zgjedhësh një kompani me emër ose me pozitë të mirë financiare, por ju rekomandoj t’i bëni vetes këto pyetje para se të zgjidhni diçka në jetë: Si e shikon kompania që zgjidhni ju ose mendoni të zgjidhni rritjen profesionale dhe atë personale të individit? Si e shikoni skuadrën tuaj të punës dhe si e parashikoni ngjitjen në karrierë në kompaninë që zgjidhni?
Në një moshë të njomët, vetëm 22-vjeçare, zgjedhja e profesionit të jetës është mbase një nga vendimet më delikate, që ka impaktin më afatgjatë. Kështu që shumë prej nesh në këtë moshë kemi tendencë të zgjedhin atë kompani që ka reputacionin më të lartë dhe nuk bazohemi në rritjen tonë potenciale në karrierë. Më mirë zgjidh një kompani me pak punonjës dhe ku mundësia për rritje është një opsion i mundshëm i së ardhmes, se sa një kompani me qindra mijëra punonjës e cila nuk ka për t’u zgjeruar më në të ardhmen.
2) Mos refuzoni kritika
Kur punoni me mish e me shpirt (ashtu siç bëjnë shumica e të rinjve në atë moshë) keni tendencën ta merrni feedback-un personal, qoftë i mirë apo i keq.
Kur merrni “feedback” pozitiv, mendoni se jeni më i miri i fushës suaj. Dhe nëse merrni një kritikë “negative” të çfarëdo lloj forme apo në çfarëdo lloj mënyre rreth asaj që bëni në punë, e lidhni direkt me personin tuaj dhe ju duket shumë personale vërejtja.
Për të luftuar këtë lloj reagimi ju rekomandoj që t’i jepni vetes 24 orë kohë në mënyrë që të kuptoni se çfarë kishte të drejtë dhe çfarë të gabuar në atë kritikë, dhe përpos kësaj se si mund ta përdorni atë në favorin tuaj.
3) Jini të gatshëm për të zgjeruar horizontin
Njerëzit e mbivlerësojnë rolin e mentorit në jetën e tyre. Në vend që të identifikojnë një person nga i cili mund të mësojnë dhe t’u bëjnë pyetje, më e mira do ishte që këtë gjë ta bëjmë rutinë të jetës. Shkruani ato që shikoni dhe dini, vëzhgoni se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Ju mendoni se mbani mend çdo gjë, por nuk është e vërtetë. Të shkruani “të zezë mbi të bardhë” ju ndihmon t’i keni perspektivat gjithmonë në vëmendjen tuaj. Në këtë mënyrë nuk keni për të harruar ndonjë motiv që ju bën të ngriheni nga shtrati në mëngjes për të nisur ditën.
4) Mësoni nga dobësitë
Në çafrëdo stadi të karrierës që të jeni ju duhet të mësoni gjëra të reja. Që kjo të mos ju kthehet në një proces të dhimbshëm në vitet e mëvonshme, duhet që ta përvetësoni zakonin e “të nxënit” të gjërave që në moshë fare të re.
Kështuqë në vend që t’ia mbathni nga gjërat që nuk i bëni mirë, mbështetuni te to.
Shkruani në mënyrë të shkëlqyer, por nuk jeni teknikë? Nuk ju bën keq të mësoni edhe ca marifete nga programe të tjera si ‘Photoshop’ apo ‘PowerPoint’, në mënyrë që ta kompletoni punën tuaj.
Jeni fantastikë për detaje por keni probleme me të parit e kornizës së përgjithshme të gjërave? Kërkojani ndonjë shokut/shoqes suaj që merret me menaxhimin e projekteve të tilla.
Vështirësia nuk qëndron në ekzekutimin e talenteve apo zotësive që natyra na i fal, merita qëndron kur që herët në karrierën tonë, i japim vetes kurajo për t’u përmirësuar në fushat e jetës që përbëjnë dobësitë tona.
5) Mësoni të shisni
Nuk bëhet fjalë për të mira materiale. (Aq më mirë nëse këtë punë e bëni shumë mirë!)
Ju duhet të mësoni të shisni idetë tuaja, ekspertizën sado modeste që është ajo dhe vizionin që keni. Bëjini idetë dhe prezantimin tuaj në mënyrë të atillë që t’ju diferencojnë nga “tufa”. Dhe kjo nuk ka pse të jetë domosdo përballë një audience me njerëz ose një fjalim publik. E rëndësishme është që ato pak gjëra që dini t’i realizoni në mënyrë sa më kreative dhe tërheqëse.
Në këtë moshë pa e kuptuar krijojmë “brandin” e vetes sonë dhe i krijomë vetes një nivel komforti në raport me individët e tjerë.
6) Syno për rezultate, jo njohje
E kemi dëgjuar shpesh nga të afërmit tanë dhe ata që na rrethojnë kur vjen një person i ri në punë dhe ‘merr meritat’ e punës së personit në fjalë dhe kjo sipas tyre “nuk është e drejtë”. Me të vërtetë është tmerrësisht stresuese kur dikush ju “vjedh” punën tuaj, djersën tuaj por e dini çfarë: Jeta nuk është gjithmonë e drejtë, as në punë s’ka pse të jetë ndryshe.
Megjithatë askush nuk kërkon ta shesë te publiku dhe këta të fundit ta pranojnë si të mirëqenë realitetin e hidhur. Eksperienca dhe koha kanë treguar se puna dhe djersa do t’ju shpërblehet nëse jeni të aftë dhe të zotë. Por ajo që duhet të bëni ju është që në vend që të fiksoheni për të marrë sa më shumë merita nga shefi apo të tjerët, të fokusoheni në punën tuaj për ta bërë mirë.
7) Kap gjërat e mëdhaja
Zhvilloni një nuhatje se çfarë është e rëndësishme për biznesin tuaj, çfarë është një prioritet, pse është i tillë dhe cilat projekte do ta mbështesnin prioritetin e përcaktuar. Ka risk të lartë, por ka edhe shpërblim të lartë. Puna që bëni me të mund të ndikojë në karrierën tuaj në terma afatgjatë. Jini të kujdesshëm, të zellshëm dhe këmbëngulës. Menaxherët kanë sy për të dalluar ata punonjës që nuk kanë frikë nga veprat e mëdhaja dhe punonjësit e tjerë do të duan që të jenë në të njëjtin ‘bunker’ me atë që ka kurajo.
8) Përdorini rrjete sociale në avantazhin tuaj
22-vjeçarët mendojnë rëndom se mediat sociale janë vetëm një mënyrë për t’u lidhur me miqtë. Ky mentalitet duhet të thyhet paksa pasi mediat sociale duhet të shërbejnë si një mjet i fuqishëm për t’u rënë në sy punëdhënësve të ardhshëm.
E para dhe më e rëndësishmja, fshini ose bëni private foto apo komente që lidhen me periudhën tuaj të festave të çmendura gjatë periudhës së universitetit. Së dyti, përdoreni kalendarin çdo tre muaj si një kujtesë që të përditësoni profilin e ‘LinkedIn’ me rezultatet dhe arritjet më të fundit, kështu që rezymeja juaj do të jetë gjithmonë e ‘freskët’.
9) Mësoni të mos dorëzoheni
Jack Welch, ish-President dhe CEO i General Electric dhe profesor në MIT (Massachussettes Institute of Technology), ka një thënie mbi suksesin, të cilën ia vlen ta citojmë: “Karriera juaj nuk do të jetë gjithmonë një vijë e drejtë. Por ajo që ka rëndësi, është se si ‘t’i hipni kalit sërish.’”
Nëse një projekt apo praktikë pune nuk ju ka shkuar mirë, mos e lini ndjenjën e dështimit t’ju vendosë poshtë, përkundrazi, duhet të dilni mbi sipërfaqe. Suksesi juaj është thelbësisht i paracaktuar nga aftësia juaj për t’iu rikthyer sërish sfidave edhe pas një rrëzimi që nuk jep shpresë.
10) “Mikrobi” i mirënjohjes duhet t’ju ”infektojë” që në moshë të re
Mund të duket si jashtë mode, por njerëzit kujtohen për mirënjohjen në një mënyrë që ua kalon emocioneve apo motivuesve të tjerë. Falënderoni njerëzit që ju intervistuan, njerëzit që ju dhanë kohë nga koha e tyre që ju të ndani disa mendime tuajat me ta dhe njerëzit shembuj që me influencën e tyre kërkoni të keni sukses në jetë. Tregohuni shpirtmirë kur lavdëroni të tjerët dhe të sjellshëm mbi gjithçka. Mos harroni se njerëzit do ta vënë re këtë dhe do t’ua shpërblejnë me kalimin e kohës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38