Flash News

KRYESORE

Këshillat Studentorë refuzojnë paktin e Ramës: Nuk i përmbush kërkesat, jep zgjidhje sipërfaqësore

Këshillat Studentorë refuzojnë paktin e Ramës: Nuk i

Këshillat Studentorë nuk e pranojnë paktin e hartuar nga qeveria pasi sipas tyre nuk i përmbush kërkesat e studenteve, madje tenton të japë zgjidhje sipërfaqësore dhe jo konkrete.

Në një deklaratë për mediat, Këshillat Studentorë bashku me grupet e interesit po punojnë për ngritjen e një platforme të qartë, që do të publikohet në janar, dhe që sipas tyre, do të paraqesë problematikat dhe zgjidhjet e mundshme sa më të shpejta bazuar në 8 kërkesat fillestare.

Sa i takon ndryshimeve në qeveri, Këshillat Studentorë shprehen se ky vendim nuk e shmang përgjegjësinë direkte të kryeministrit për situatën në vend.

Deklarata e plotë

“Në kuadër të diskutimeve dhe pas prezantimit të paktit për universitetin nga ana e qeverisë, Këshillat Studentorë u mblodhën dhe analizuan situatën dhe përgjigjet ndaj kërkesave tona.

Si rrjedhojë dolëm në konkluzionet e mëposhtme:

  1. Pakti për Universitetin i prezantuar nga qeveria nuk i përmbush kërkesat e studenteve, madje tenton të japë zgjidhje sipërfaqësore dhe jo konkrete.
  2. Këshillat Studentorë së bashku me grupet e interesit po punojnë për ngritjen e një platforme të qartë e cila do të paraqesë problematikat dhe zgjidhjet e mundshme sa më të shpejta bazuar në 8 kërkesat fillestare. Kjo platformë do të zyrtarizohet në fillim të janarit së bashku me studentët dhe në media.
  3. Vlerësojmë vullnetin e mirë të Kryeministrit, nisur nga presioni i vazhdueshëm i studentëve për ndryshimet në qeveri edhe pse ky vendim nuk e shmang përgjegjësinë direkte të Kryeministrit për situatën në vend.
  4. Studentët do të jenë në mbështetje të çdo proteste që nuk ka prapavije partiake, nisur që nga sot me protestën e thërritur nga diaspora.

 

Të fundit