Flash News

KRYESORE

Këshilli bashkiak miraton planin rregullues, në çdo kishë të Himarës varet nga një flamur grek

Këshilli bashkiak miraton planin rregullues, në çdo kishë

Pas sulmit me parrulla greke nëpër rrugët e Himarës, dukuri që u shfaq në ditët e zgjedhjeve parlamentare që rezultuan fituese për Edi Ramën, aq shumë të atakuar në Himarë edhe pse është i vetmi Kryeministër që ka derdhur miliona euro investime, në kupolat e Kishave të Himarës po valëvitet flamuri grek. Me sa duket OMONIA ka ndryshuar strategji politike ku pasi i harxhoi të gjitha energjitë me Greqinë, ku përpunoi materiale dizinformimi pa fund, ka kaluar në një pistë tjetër, Kishën Orthodokse. Në çdo Kishë në Himarë prej sot varet nga një flamur grek, me kryq dhe ngjyrë blu dhe të bardhë.

A e ka bërë këtë veprim OMONIA me miratimin e Kishës apo të ndonjë autoriteti kjo do të verifikohet në ditët në vazhdim, por që OMONIA kërkon me çdo kusht të ngrejë opinionin grek kundër interesave të zhvillimit ekonomik të Himarës kjo është gjë që tashmë nuk ka nevojë shumë për diskutim.

 

Të fundit