Flash News

KRYESORE

Këshilli i Europës kritikon qeverinë për gazetaren angleze: Raportoi për vjedhjen e votave në zgjedhje

Këshilli i Europës kritikon qeverinë për gazetaren angleze:

Anulimi i lejes së qëndrimit për gazetaren angleze Alicia Taylor është kritikuar nga Këshilli i Europës. Përmes një reagimi në faqen zyrtare, institucioni europian raporton se autoritetet shqiptare morën këtë mase, pasi ajo publikoi disa artikuj me media për vjedhjen e votave, lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe pastrimin e parave.

Në reagim përmendet edhe fakti se Taylor dha një intervistë për median 'Russia Today', ku kritikoi hapur mazhorancen aktuale te drejtuar nga Edi Rama.

“Kohët e fundit, Alice Taylor shkroi për manipulimin e votave, dhunën në protesta dhe lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe pastrimin e parave. Duke komentuar mbi gjendjen e korrupsionit në Shqipëri dhe zhvillimet aktuale në vend, Alice Taylor tha per 'Russia Today' se akuzat për korrupsion lehtë mund të dokumentohen me prova që tregojnë lidhje midis qeverisë së tanishme, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikimit të drogës”, shkruan Këshilli i Europës.

Këshilli i Medias gjen 7 shkelje të medias proqeveritare kundër Alice Taylor

Të fundit