Flash News

KRYESORE

Këshilli i Europës regjistron zyrtarisht “Maqedoninë e Veriut” nën emrin e ri

Këshilli i Europës ka regjistruar zyrtarisht “Maqedoninë e Veriut” nën emrin e ri. Në faqen e internetit të  Këshillit të Evropës, selia e të cilit ndodhet Strasburg, Ish-Maqedonia rezulton si Maqedonia e Veriut, sipas rendit alfabetik të gjuhës angleze të shteteve anëtare.

Si shtet anëtar, Maqedonia e Veriut, tani gjendet në mes Holandës dhe Norvegjisë. Flamuri maqedonas është vendosur përpara Pallatit të Europës në Strasburg, midis flamujve të Holandës dhe Norvegjisë.

Ndryshimi i emrit është bërë edhe në faqen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, delegacioni i Kuvendit është përfaqësuar si delegacion i Republikës së Maqedonisë Veriore.

Të fundit