Flash News

KRYESORE

Këshilli Kombëtar i Territorit miraton lejet për rikonstruksionin e Piramidës, ngritjen e tre resorteve në bregdetin e jugut

Këshilli Kombëtar i Territorit miraton lejet për rikonstruksionin

Këshilli Kombëtar i Territorit në mbledhjen e fundit ka miratuar një sërë lejesh për ndërtime dhe rikonstruksion në vend.

Ndër më kryesoret, KKT miratoi tashmë leje ndërtimi për rikonstruksion me ndryshim funksioni Piramidës së Tiranës, Bashkia Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.

Po ashtu, nëse ndalemi në jug të vendit, janë miratuar leje për ngritjen e tre resorteve të reja, konkretisht në Kakome, Dhërmi dhe Durrës.

“Leje Zhvillimi për objektin: “Kakome Bay Resort, Bashkia Himarë”, me zhvillues Z. Luan Leka, shoqërinë “AgiKons” sh.p.k dhe Z. Dritan Çelaj.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleksi turistik “Dreamades”, Dhërmi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvilllues “AG. TCC” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik rezidencial “Hamallaj”, me vendndodhje Hamallaj, Bashkia Durrës”, me zhvillues shoqërinë "S&D Invest" sh.p.k.”, sqaron KKT.

Të fundit