Flash News

KRYESORE

Këshilli i Ministrave firmos ndryshimin për ALUIZNI-n, i kalon një tjetër ministrie

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale në Republikën e Shqipërisë (ALUIZNI)  nuk do të jetë më në varësinë e Ministri i Zhvillimit Urban. Kjo agjensi nga sot do të kalojë në varësinë e Ministrisë së Drejtësisë. Këtë ndryshim e vendosi sot Këshilli i Ministrave.

Këshilli i ministrave vendosi:

Në vendimin nr.289, datë 17.5.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

  1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon: “1. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale në Republikën e Shqipërisë, me poshtë e quajtur ALUIZNI, është institucion qendror, person juridik, publik, në varësi të ministrit të Drejtësisë”.
  2. Kudo në vendim, emërtimet “Ministri i Zhvillimit Urban” dhe “Ministria e Zhvillimit Urban” zëvendësohen me “Ministri i Drejtësisë”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare.

Të fundit