Flash News

KRYESORE

Këshilli i Ministrave vendos pagesë ditore për ushqimin e administratës, LSI: Fyerje për familjet me ndihmë ekonomike

Këshilli i Ministrave vendos pagesë ditore për ushqimin e

Para disa ditësh Këshilli i  Ministrave doli me një vendim ku thuhej se punonjësve të administratës do ju jepej një pagesë ditore për ushqimin që varionte nga 300 lekë deri në 500 lekë, mirëpo ky vendim nuk është pritur shumë mirë nga të gjithë. Në një reagim zyrtar LSI përmes deputetes Floida Kërpaçi ka shprehur indinjatën e thellë për këtë VKM që sipas saj është “fyerje për familjet që marrin ndihmë ekonomike”.

“Vendimi më i fundit i Kryeministrit për t’udhënë punonjësve të administratës një pagesë ditore prej 500 leke të reja ose 5 mijë lekë të vjetra si kompensim në natyrë, apo ushqimor në vendin e punës është një akt denigrues, akt arrogance dhe fyes për 80 mijë familje me ndihmë ekonomike, të cilët fatkeqësisht marrin vetëm 1 mijë lekë të vjetra në ditë për të mbajtur frymën gjallë për veten dhe për fëmijët e tyre”, u shpreh deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi.

Kërpaçi e ka quajtur “super reformë” vendimin e fundit të qeverisë Rama.

“Ai ka tepsinë e ushqimit vetëm për njerëzit e tij. Atij nuk ja ndjen për varfërinë që ka pllakosur vendin. Këto janë“super reformat” e Edi Ramës, zv.Presidentit të Internacionales të së Majtës.Reforma për bukë falas për njerëzit e tij, dhe jo për njerëzit e thjeshtë”, ka përfunduar deputetja e LSI.

Të fundit