Flash News

KRYESORE

"Këshilli Politik e ka kryer funksionin", PD: Spiropali zbulon talljen e Ramës me shqiptarët dhe ndërkombëtarët

"Këshilli Politik e ka kryer funksionin", PD: Spiropali zbulon

Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka reaguar pas deklaratës së Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, mbrëmjen e djeshme e cila tha se “Këshilli Politik e ka kryer funksionin e tij”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjata shprehet se “Spiropali, vetëm sa ka zbuluar talljen që Edi Rama bën me shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë”, pasi sipas tij, “kryeministri  ka minuar Këshillin Politik që nga dita e parë e punës”.

Sipas Gjatës, Rama ka probuar edhe njëherë se nuk iu qëndron marrëveshjeve, pasi “kërkesës së ndërkombëtarëve për të punuar bashkë në Këshillin Politik që të sigurojë një garë të ndershme zgjedhore”, i është përgjigjur në mënyrë të kundërt.

“Edi Rama nuk e ka dashur kurrë as Këshillin Politik, as reformën zgjedhore. Me deklaratën se “Këshilli Politik e ka kryer funksionin”, zëdhënësja e tij, Elisa Spiropali, vetëm sa ka zbuluar talljen që Edi Rama bën me shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë. Partnerët na kërkojnë të punojmë bashkë në Këshillin Politik për të siguruar një garë të ndershme zgjedhore, Edi Rama, përmes Elisa Spiropalit, flet për të kundërtën.

Kryeministri në ikje, i cili u detyrua të ulej me opozitën nën presionin ndërkombëtar, e ka minuar Këshillin Politik që nga dita e parë e punës. Si një politikan që nuk u qendron marrëveshjeve, Edi Rama po tenton të marrë zvarrë dhe të mashtrojë sërish shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë. Makinacionet me heqjen e koalicioneve apo listat e mbyllura nuk kanë për të ndryshuar vullnetin për ndryshim të shqiptarëve”, shprehet Çlirim Gjata.

Të fundit