Flash News

KRYESORE

Këshilli Politik, Gjiknuri propozim të ri PD-LSI: Sillni një variant konkret për koalicionet bazuar në një ligj evropian, më pas shkojmë te ODIHR

Këshilli Politik, Gjiknuri propozim të ri PD-LSI: Sillni një

Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri deklaroi se në mbledhjen e zhvilluar në Këshillin Politik i ka kërkuar opozitës së bashkuar që të propozojë një variant konkret të koalicioneve parazgjedhore të bazuar në një ligj evropian, çka sipas tij nuk ekziston, dhe më pas të shkohet te ODIHR për një mendim me asistencë juridike.

Ai tha se opozita po përdor taktikën e bllokimit, pasi propozimi i saj për të ruajtur koalicionet siç janë sot ka rënë me ndryshimin e Kushtetutën në 30 korrik.

"Sill një përkufizim të koalicionit e bërë nga një ligj evropian. A mund të çojmë propozimin tonë, dakord. Por ata thonë jo, të rrijë Kodi sic është sepse ka rënë sepse u ndryshua kushtetuta në 30 korrik. Ata duan të përdorin taktikën e bllokimit.

Koha është kritike dhe duhet tgë ecim përpara. Ne duhet të kemi një ligj zgjedhor brenda ditëve që vijnë ndryshe rrezikojmë përgatitjen e zgjedhjeve. KQZ e re po bëhet gati. Na duhen dispozitat e munguara në kodin zgjedhor që reflektojnë ndryshimet kushtetuese që të nisë organizimi i zgjedhjeve.

Taktika e bllokimit sic e do njëra palë të jetë ajo që do Evropa, nuk e besoj. Ndaj bëj thirrje, nëse dëshiron konsensus, hajde me produkt dhe atë po ta lëmë ta zgjedhësh. Merr një ligj evropian që ka sistem proporcional me lista të hapura apo të mbyllura dhe hajdeni ta diskutojmë. Nëse nuk e pranojmë, e çojmë te ODIGR, por duhet të vish me një produkt evropian. Për të marrë mendimin evropian duhet të vish me produkt evropian, dhe jo origjinal ballkanik", tha Gjiknuri.

 

Të fundit