Flash News

KRYESORE

Këshilli Politik, Lubonja këshillë opozitës: Problemet për votën nuk varen vetëm nga ndryshimet kushtetuese

Këshilli Politik, Lubonja këshillë opozitës: Problemet

Pak pak, pritet të rinisë Këshilli Politik pas më shumë se gjashtë javësh ndërprerjeje për shkak të pushimeve të verës.

Analisti Fatos Lubonja, duke folur për ‘News 24’, I pyetur për pritshmëritë që ka mbi vijimin e debateve për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor, i sugjeron opozitës jashtëparlamentit të mos fokusohet vetëm te debatet në këshill, pasi sipas tij vota e lirë varet edhe nga faktorë të tjerë.

Opozita të mos kufizohet vetëm në debatin në Këshill sepse problemet që ka opozita për votën e lirë nuk varen vetëm nga ndryshimet kushtetuese për kodin zgjedhor por edhe faktorë që i ka harruar kur ishte në cadër se me Ramën nuk shkohet në zgjedhje të lira dhe me gjithë sistemin e ndërtuar të kapjes së shtetit nga mazhoranca.

Do ketë debate e mospajtime, ose kompromise lidhur me disa pika të nxehta të ndryshimeve kushtetuese”, u shpreh Lubonja.

 

Të fundit