Flash News

KRYESORE

Këshilli Special i OSBE për krizën në Bjellorusi, Rama takon Zv/Sekretarin amerikan të Shtetit

Këshilli Special i OSBE për krizën në Bjellorusi, Rama takon

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Vjenë, teksa ka takuar në cilësinë e kreut të OSBE, Zv/Sekretarin amerikan të Shtetit, Stephen Biegun, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Special të OSBE për krizën në Bjellorusi.

Stephen Biegun është njëkohësisht edhe i dërguari i SHBA për Bjellorusinë, teksa nesër Rama do të drejtojë Këshillin Special të OSBE që do të diskutojë dhe propozojë edhe ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi të shkaktuar nga zgjedhjet e fundit presidenciale, ku Lukashenko akuzohet për manipulim rezultati.

“Më vjen shumë mirë që nisma jonë mori një vëmendje të tillë. Është një përgjegjësi shumë e madhe por në të njëjtën kohë shkon në drejtim të një procesi ku OSBE nuk do të jetë ndërmjetëse, por një përfaqësuese e një procesi ndërmjetësimin”, tha Rama mbrëmjen e sotme.

Kujtojmë se Rama i bëri ftesë Bjellorusisë për ndërmjetësim të një dialogu nga OSBE për zgjidhje, e cila s’ka marrë ende përgjigjie zyrtare nga Lukashenko.

Të fundit