Flash News

KRYESORE

“Këshillin Politik e krijoi PS”, Rama godet foltoren, u përgjigjet sërish ndërkombëtarëve: Me vjen keq, listat e hapura i vendosim ne

“Këshillin Politik e krijoi PS”, Rama godet foltoren, u

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sërish ndërkombëtarëve, të cilët kanë apeluar qeverinë dhe kuvendin që marrëveshja e 5 qershorit të kalojë pa u prekur, ose cenohet integrimi i vendit në BE.

Gjatë fjalës së tij në kuvend, Rama thotë se Këshillin Politik, prej nga u diskutuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk e ka krijuar një aleancë globale e SHBA, BE, OSBE/ODIHR, por PS.

“Dëgjova që Këshillin Politik e paska krijuar një aleancë globale e SHBA, BE, OSBE/ODIHR. Nuk është e vërtetë. E ka krijuar vullneti ynë, PS.

SHBA, BE dhe , OSBE/ODIHR kanë dhënë kontribut të çmuar në këtë proces, se PD që kërkon të qeverisë vendin nuk di ende të flasë shqip me shqiptarët.

Jemi palë tjetër, por merremi vesh shqip. Nuk e pranoj dot që të flasim akoma anglisht me njëri tjetrin, këtë i kam kërkuar Lulzim Bashës në 2017, jo më se është turp i botës, nuk na respektojnë më shumë partnerët nëse ne ju japim bujarisht detyra që janë detyra tona”, tha Rama, i cili thotë se mosdakordësitë me partnerët ndërkombëtarë është i gatshëm t’i diskutojë pa u tërhequr nëse nuk i bindin, por kur vjen puna te listat e hapura do vendosin vetë.

“Nga ana tjetër, kur ne kemi vetëdijen që po bëjmë gjënë e duhur jemi të gatshëm, që mosdakordësitë edhe me partnerët ti diskutojmë pa u tërhequr nëse nuk na bindin.

Ndaj jemi miq e partnerë, jo shërbëtorë të askujt. Jemi këtu ku jemi edhe falë tyre. Nuk vëmë në diskutim detyrat tona këtu për të mos lëshuar asnjë fije me prioritete që janë tonat, por edhe partnerëve tanë, që nga terrorizmi deri te krimi i organizuar.

Ama kur vjen puna për lista e hapura ose jo, më vjen keq këtë e vendosim ne, se pastaj do ishte fundi. Nuk kemi asnjë problem që ta diskutojmë dhe tua themi, besoj do vazhdoj ta themi por jo për një kohë të gjatë, sepse ky kuvend do hapë listat në 30 korrik.

Pse themi po? Sepse konstatimi ynë është se e duan shumica e shqiptareve. Rrethanat pas 5 qershorit që krijoi gjithë atë ilaritet dhe mungesa e votave, na bënë që ne të thellohemi më shumë mbi këtë temë, pra kuptuam se shumica i do listat e hapura.

Kur ne thamë jo dikur do rrimë te Jo? jo, jo. Ne kemi të metat tona, pro budallenj as na bën dot kush, e as nuk ka munguar rastet për ta provuar se kur na bëjnë marrin kosto të madhe. Këtu bëhet diskutim çfarë mori njëri e tjetri, PS vetëm ka dhënë”, deklaroi Rama ndër të tjera në fjalën e tij në Kuvend.

 

Të fundit